Sipas Pires, Henry është i mirë në stolin e trajnerit

Sipas Pires, Henry është i mirë në stolin e trajnerit

Ish-ylli i Arsenalit, Robert Pires ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij, Thierry Henry, meriton një shans të dytë në stolin e trajnerit.

Henry kaloi tre muaj te Monaco, mirëpo për shkak të rezultateve të dobëta u shkarkua nga puna.

Pires beson që Henry është i mirë në stolin e trajnerit dhe meriton shansin për të treguar vetën në Premier Ligë.

Ai është duke pritur për një sfidë të re. Nuk bëri gabime në Monaco. Kaloi vetëm tre muaj, është vështirë për të treguar vetën. Monaco ishte shumë keq, kanë pasur shumë lëndime. Me tha se ka kaluar mirë ato tre muaj. Është gati për punën e re. E meriton një shans të dytë, ndoshta në Premier Ligë”, deklaroi ai.