Kuvendi Komunal miratoi themelimin e Ndërmarrjes Komunale Kuzhina Qendrore.

Kuvendi Komunal miratoi themelimin e Ndërmarrjes Komunale Kuzhina Qendrore.

Sot Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi me 35 vota për, themelimin e Ndërmarrjes Komunale Kuzhina Qendrore.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se kuzhina do ta ofrojë ushqimin për çerdhet private, do ta përgatisë ushqimin për kuzhinat popullore në Komunë dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në shkollat e Prishtinës.

Punëtorët e Kuzhines që për më shumë se 20 vita ka furnizuar çerdhet publike të Prishtinës ishin privatizuar si shërbim para 8 viteve për shkak se me legjislacion nuk mund të vazhdonin si shërbyes civil. Investuam në ndërtesë dhe pajisje të reja, kthyem kuzhinën në sektorin publik, dhe tash me numrin e ri të çerdheve kjo Ndërmarrje e re do të ofrojë ushqim për fëmijet tone dhe siguri në punë për punëtorët e Kuzhines.“, ka thënë Ahmeti derisa ka falenderuar  të gjithë asambleistët që e votuan për këtë iniciativë. /21Media