Sonte është zhvilluar ndeshja mes Lazios dhe Cremoneses

Sonte është zhvilluar ndeshja mes Lazios dhe Cremoneses

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Kupës së Italisë, i ka takuar Lazios, e cila e fitoi lehtësisht me rezultat 4-0.

Që nga minuta e parë në lojë është inkuadruar mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, i cili ka gjetur pak hapësirë në këtë stinor te Lazio.

Në kuadër të Kupës së Italisë është zhvilluar edhe ndeshja tjetër mes Napolit dhe Perugias, të cilën e ka fituar Napoli me rezultat 2-0.