Trajneri italian ka edhe një vit kontratë me kampionët e Premier Ligës

Trajneri italian ka edhe një vit kontratë me kampionët e Premier Ligës

Antonio Conte ka lënë të hapur çdo mundësi rreth së ardhmes së tij me Chelsean.

Italiani ka edhe një vit kontratë me “Blutë”, por në mediat angleze ka kohë që flitet se ai do të largohet në fund të stinorit.

“Kam edhe një vit kontratë me klubin, por në futboll është gjithçka e mundur”, ka thënë Conte.

“Puna e trajnerit është shumë e vështirë, pasi gjithçka mund të ndryshojë brenda një kohe të shkurtër”.

“Kemi bërë një punë të mirë këtu, por duhet kohë që të përmirësohesh më shumë”.

“Të qëndrosh në një klub për shumë vite është e vështirë, sidomos në Angli. Dikur këtu mbanin trajnerët me vite, por tani ata gëzohen kur largojnë trajnerin”.

“Po flasim rreth së ardhmes sime te Chelsea dhe të gjithë e dimë se çfarë klubi është ky dhe është normale që ju gazetarët keni dëshirë të flisni si për Chelsean ashtu edhe për trajnerin e këtij klubi”, ka përfunduar Conte.