Bayerni e mposhti Borussia Dortmundin

Bayerni e mposhti Borussia Dortmundin

Bayern Munchen e ka mposhtur me lehtësi sonte Borussia Dortmundin, në ndeshjen e zhvilluar në Bundesligë.

Kampionët në fuqi ishin të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit, të cilin e mposhtën me rezultat 4-0.

Më i merituari për këtë fitore ishte Robert Lewandowski, i cili tundi portën kundërshtare dy herë.

Bayerni e mban pozitën e tretë në Budesligë me 21 pikë, Dortmundi është i pesti më 19 pikë, ndërsa vendin e parë e mban Borussia Mönchengladbach me 22 pikë.