Mariano po shpreson të qëndrojë në Real

Mariano po shpreson të qëndrojë në Real

Sulmuesi i Realit, Mariano Diaz dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi i është ofruar Romes, mirëpo interesim për të ka shprehur edhe Milani.

Mariano po shpreson që të qëndrojë në Real dhe të fitojë besimin e trajnerit, Zinedine Zidane.

Duke parë se mendimet e teknikut francez për Gareth Bale dhe James Rodriguez kanë ndryshuar po shpreson ta bëjë të njëjtën gjë.

Sulmuesi është i lumtur si rezervë dhe nuk dëshiron të luaj në formacionin e parë për ndonjë klub tjetër.