Federata e Futbollit të Turqisë është treguar e pamëshirshme për Arda Turan

Federata e Futbollit të Turqisë është treguar e pamëshirshme për Arda Turan

Vazhdojnë telashet në karrierën e Arda Turan. Që nga largimi prej Atletico Madridit drejt Barcelonës, karriera e reprezentuesit turk, ka marrë tatëpjetën. Fillimisht ai luante pak te katalanasit, më pas Turan mbeti edhe jashtë kombëtares turke, për shkak të një grindjeje me stafin teknik dhe drejtuesit e Federatës.

Në muajin Janar yllii turk vendosi të rikthehet në vendlindje, për t’iu bashkuar, Basaksehirit dhe për të ndihmuar skuadrën në rrugëtimin drejt titullit.

Gjithsesi duket se edhe këtu nuk ka qetësi për të, pasi fundjavën e kaluar Turan u bë protagonist negativ, duke shtyrë gjyqtarin anësor gjatë ndeshjes me Sivaspor, e cila u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Pikërisht për këtë arsye, federata turke i dha një dënim të rëndë atij, duke e pezulluar për plot 16 ndeshje.

Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë tashmë Turan, pasi nëse mbetet në kampionatin turk, do të duhet të rrijë jashtë aktiviteteve sportive deri në muajin dhjetor, apo do të zgjedhë një kampionat tjetër për të vazhduar karrierën.