Fabregas u shpreh se nuk dyshon në Hazardin

Fabregas u shpreh se nuk dyshon në Hazardin

Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas ka mbrojtur ish bashkë-lojtarin e tij, Eden Hazard.

Belgu u largua nga Chelsea për t’u transferua në Real për 150 milionë euro.

Hazard nuk mundi të tregojë vetën në përgatitjet parasezonale dhe ka pasur shumë kritika që ka shtuar peshë.

“Jam i befasuar që po flasin për peshën e tij. Njerëzit nuk e kanë parë atë në shtatë vitet e tij në Premiër Ligë. Përgatitjet parasezonale mund të jenë të vështira për të. Është duke luajtur në Madrid, është një hap i rëndësishëm, mirëpo nuk dyshoj në të”, tha ai.

Ish-mesfushori i Barcelonës tha se me herët ka pasur oferta nga Reali.

“Reali kishte një interesim të madh për mua. Dy herë isha shumë i ri, andaj nuk pranova, ndërsa herën tjetër vendosa të luaj për Barcelonë, mirëpo dëgjova edhe Realin”, shtoi ai.