Golin e vetëm të takimit e shënoi Dean Eb

Golin e vetëm të takimit e shënoi Dean Eb

Kampioni i Kosovës është mposhtur sonte nga kampioni i Uellsit me rezultat 0-1.

Feronikeli ka zhvilluar në “Fadil Vokrri” ndeshjen kthyese ndaj The New Saints, në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Dean Eb (67’), dhe përkundër përpjekjeve të Nikelit për të barazuar, rezultati mbeti i pandryshuar.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2 dhe TNS fiton me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Feronikeli tani i vazhdon garat në Ligën e Evropës.