Zikaltërit nuk pranojnë huazimin e sulmuesit italian në Rusi

Zikaltërit nuk pranojnë huazimin e sulmuesit italian në Rusi

Eder pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi dëshira e tij është të shkojë në një klub ku i jepen më shumë mundësi për të luajtur.

Në garë për reprezentuesin e Italisë, janë Crystal Palace dhe Zenit. Ndonëse, vetë lojtari preferon transferimin në Rusi ku do të bashkohej me Roberto Mancinin, Calciomercato raporton që Interi ka refuzuar ofertën e klubit nga Shën Petersburgu, pasi Zenit e dëshiron lojtarin vetëm në huazim të thjeshtë.

Zikaltërit kërkojnë që ta shesin përfundimisht Ederin dhe oferta e Crystal Palace, me huazim dhe detyrim blerjeje i konvenon më shumë drejtuesve të Interit, të cilët duan të kenë hapësira për të investuar në skuadër dhe shitja e Eder do t’ua lehtësonte edhe telashet me Fair Play Financiar.

Crystal Palace ka bërë ofertë prej 3 milionë eurosh në fillim dhe 7 të tjera pasi ta blejnë përfundimisht lojtarin gjatë verës.