Feronikeli e vetmja skuadër kosovare që po merr pjesë në garat evropiane

Feronikeli e vetmja skuadër kosovare që po merr pjesë në garat evropiane

Ka filluar ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, Feronikeli do ta luajë ndeshjen e parë të raundit të parë në Ligën e Kampionëve në udhëtim.

“Indrustrialistët” kanë marrë rrugë drejt Uellsit për tu përballur me kampionin e këtij shtetit, TNS. Në këtë ndeshje mungesë e madhe për skuadrën nga Drenasi pritet të jetë mbrojtësi i majtë Yll Hoxha, i cili nuk ka të drejtë të paraqitet pas kartonit të kuq që ka marrë në ndeshjen finale ndaj Santa Colomës.

Kujtojmë që pas eliminimit të Prishtinës, Feronikeli është e vetmja skuadër kosovare që po merr pjesë në garat evropiane.