Kelmendi i lumtur me rikthimin e Berishës te KB Peja

Kelmendi i lumtur me rikthimin e Berishës te KB Peja

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka theksuar se rikthimi i Dardan Berishës te klubi i basketbollit Peja, ishte nevojë imediate për klubin, fushën e parketit. Ai po ashtu ka uruar se kjo prurje le të jetë një përmbushje përballë lojtarit të gjashtë të KB Peja, “Shqiponjave”, që çdoherë mbeten të pakontestueshëm për sukseset e klubit.

“Si Sponsor dhe mbështetës i KB ‘Peja’, Kompania ‘Elkos Group’ ka premtuar që nga fillimi i bashkëpunimit se do të jetë në mbështetje të fuqishme të rimëkëmbjes së Pejës, nën naim dhe moton Peja – Qytet i Basketobollit dhe në të njejtën kohë duke ndikuar në ngritjen e përgjithshme të cilësisë së basketbollit kosovar qoftë në arenën vendore qoftë atë ndërkombëtare. Në këtë kuadër, nga sot tek KB ‘Peja’ rikthehet basketbollisti më i mirë i Kosovës Dardan Berisha. Rikthimi i Dardanit normalisht që ishte nevojë imediate për klubin, fushën e parketit por kjo prurje le të jetë një përmbushje përballë lojtarit të gjashtë të KB ‘Peja’, ‘Shqiponjave’ që çdoherë mbeten të pakontestueshëm për sukseset e klubit. Dardani po kthehet në shtëpinë e vet dhe na pritë e mbara!”, shkroi ai.

Klubi njoftoi se debutimi i tij do të jetë me 8 Janar në ndeshjen kundër Rozhajës në kuadër të BIBL në Pejë.