Sipas Tahirit, Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve

Sipas Tahirit, Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës se arnimit të Qeverisë më PDK-në “i ka vdekur nëna”.

Tahiri me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se prej që ka arritur demokracia Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve si Kryetar i LDK-së.

Që kur ka arritur demokracia, Isa Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve. Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së. Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë. Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht. “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr“, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Kryetar i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa e ka mbështetur vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, kjo seancë nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3. /21Media