Klopp ka ndryshuar mendimin për të ardhmen e kroatit

Klopp ka ndryshuar mendimin për të ardhmen e kroatit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka refuzuar mundësinë që mbrojtësi, Dejan Lovren të largohet nga klubi këtë verë.

Lovren ishte i lidhur me një kalim te Roma, mirëpo kjo gjë dështoi shkaku i teknikut gjerman.

Sipas mediave angleze, Klopp ka ndryshuar mendimin për të ardhmen e kroatit.

Liverpool ka disa qendërmbrojtës si Joel Matip, Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, mirëpo për gjermanin nuk janë të mjaftueshëm.