Liverpooli ka shkuar në kuotën e 52 pikëve në renditjen tabelare

Liverpooli ka shkuar në kuotën e 52 pikëve në renditjen tabelare

Klubi i Jurgen Klopp e ka shkelur sonte Leicester Cityn, duke e mposhtur me rezultat 0-4.

‘Redsat’ me këtë fitore kanë shkuar në plus 13 pikë diferencë me ndjekësin më të afërt që është pikërisht Leicesteri.

Roberto Firmino ishte ai që shkëlqeu me dy gola, derisa realizuan edhe Arnold e James Milner.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 52 pikëve në renditjen tabelare dhe po shkon bindshëm drejtë titullit të Premierligës.