Sulmuesi i Bayern Munichut ka befasuar me deklaratën për ish-trajnerin

Sulmuesi i Bayern Munichut ka befasuar me deklaratën për ish-trajnerin

Largimi i Carlo Ancelottit nga Bayerni po vazhdon ende të diskutohet nëpër mediat gjermane.

Një nga fajtorët për largimin e italianit nga bavarezët është përmendur edhe Thomas Muller, por reprezentuesi gjerman i ka dalë në mbrojtje ish-trajnerit të tij.

“Shumë nga problemet me të cilat Bayerni përballet i ka krijuar vet ekipi që nuk ka treguar aspak nivelin që pritej prej tij, për këtë arsye nuk duhet të fajësojmë Carlo Ancelottin”, ka theksuar Muller.

“Shpresojmë që ndryshimi i trajnerit të shoqërohet gjithashtu edhe me ndryshimin e rezultateve”, ka shtuar ai.

Bayerni nuk e ka nisur mirë sezonin në Bundesligë dhe ka ngecur prapa Borussia Dortmundit që prinë në tabelë me pesë pikë më pak.