Klubet angleze mund të nisin transferimet që nga data 16 maj

Klubet angleze mund të nisin transferimet që nga data 16 maj

Premier Liga ka vendosur që afatin kalimtar brenda Anglisë ta hapë më herët. Pra nga 16 maji ekipet e elitës së futbollit anglez do të kenë të drejtë të zyrtarizojnë transferimet e lojtarëve, por vetëm ata brenda shtetit.

Ndërkohë për transferimet jashtë Anglisë, duhet pritur muajin qershor, më saktësisht datën 11.

Ashtu si edhe vitin e shkuar edhe sivjet afati kalimtar veror mbyllet më 8 gusht një ditë para fillimit të sezonit të ri të Premier Ligës.