Lazio në portë ka startues portierin shqiptar Thomas Strakosha

Lazio në portë ka startues portierin shqiptar Thomas Strakosha

Lazio pret sonte nga ora 18:00 në “Stadio Olimpico” Napolin. Lazio me një fitore eventuale do të kishte 42 pikë, 3 më pak se Interi dhe Juventusi që ndajnë dy pozitat e para me nga 45 pikë.

Por, për ta arritur këtë ata përballë kanë nënkampionin e sezonit të kaluar Napolin, të cilët këtë sezon kanë zhgënjyer me paraqitjen e tyre.

Lazio në portë ka startues portierin shqiptar Thomas Strakosha, kurse Valon Berisha i Kosovës është në bankën rezervë. Napoli starton me Elseid Hysajn dhe rezervë është shkupjani Eljif Elmas.