Bilbao arriti ta sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale

Bilbao arriti ta sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale

Athletic Bilbao e ka mposhtur sonte Barcelonën me rezultat 1-0. Ndeshja e zhvilluar për kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, u përcoll nga më shumë se 60 mijë tifozë, të cilët gjatë tërë kohës e mbështeten Bilbaon.

Bilbao arriti ta sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale pas golit të shënuar në minutat shtesë të pjesës së dytë. Kjo fitore erdhi pas rasteve të shumta shënimi që pati Barcelona e të cilat nuk u shfrytëzuan, nga të cilët raste të 100% shënimi pati edhe futbollisti më i mirë i botës, Messi.

Po sonte nga këto gara është eliminuar edhe Real Madridi nga Real Sociedadi me rezultat 3-4.