Presidenti i Realit, Florentino Perez ende ka besim te trajneri Zinedine Zidane

Presidenti i Realit, Florentino Perez ende ka besim te trajneri Zinedine Zidane

Pavarësisht humbjes së djeshme në Ligën e Kampionëve nga PSG, Zidane do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e “Los Blancos”.

Sipas mediave spanjolle e ardhmja e teknikut francez do të varet nga dy ndeshjet e ardhshme kundër Sevilles dhe Atletico Madridit.

Jose Mourinho për momentin është i lirë dhe është duke u parë si zëvendësimi adekuat i Zidanes.

Mirëpo, për momentin nuk kanë filluar diskutimet për transferimin e teknikut portugez.