"Pasi të mbyllet afati kalimtar do të bëjmë një festë të madhe dhe të festojmë"

“Pasi të mbyllet afati kalimtar do të bëjmë një festë të madhe dhe të festojmë”

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka thënë se të martën do të bëjnë një festë pasi të mbyllet afati kalimtar.

Tottenhami ka qenë në presion për yjet, Christian Eriksen dhe Jan Vertonghen, të cilët janë në përfundim të kontratës.

Pas barazimit ndaj Arsenalit (2-2), tekniku argjentinas ka thënë se kjo kohë e keqe ka ardhur drejt fundit.

“Nesër do festojmë. Pasi të mbyllet afati kalimtar do të bëjmë një festë të madhe dhe të festojmë. Besoj që kjo ka qenë periudha ime me e keqe pas pesë viteve në Tottenham”, deklaroi ai.