Rezultatet e ndeshjeve të sontme në Champions League

Rezultatet e ndeshjeve të sontme në Champions League

Paris Saint-Germain sonte e turpëroi Real Madridin, duke e mposhtur me rezultat 3:0.

Në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve të fazës së grupeve, PSG arriti fitore të lehtë përkundër se i mungonin Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani.

Kurse, Juventusi barazoi si mysafir ndaj Atletico Madridit (2-2), ndaj të cilit ishte në epërsi prej dy golash.

Ndërsa, Bayern Munich e mposhti bindshëm ekipin serb Crvena Zvezda, me rezultat 3-0.

Befasia e natës së sontme ishte fitorja e Dinamo Zagrebit, ku klubi nga Zagrebi fitoi ndaj Atalantës me rezultat 4-0.

Punë të vështirë si mysafir nuk ka pati Manchester City, i cili e mposhti Shakhtar Donetsk me rezultat 0-3.

Rezultat e të gjitha takimeve: