Kapiteni i Real Madridit ka dalë në një konferencë për media për të sqaruar të ardhmen e tij

Kapiteni i Real Madridit ka dalë në një konferencë për media për të sqaruar të ardhmen e tij

Sergio Ramos duket se ka ndërruar mendje nga ajo që u raportua këto ditë kur i kishte kërkuar Real Madridit ta lejonin të largohej.

Tani kapiteni i Los Blancos shfaq besnikërinë e tij ndaj klubit, madje shton se dëshiron të luajë deri në fund të karrierës në Santiago Bernabeu.

“Unë jam Madridist. Dua të pensionohem këtu dhe për këtë nuk dua që tifozët të kenë asnjë dyshim”, deklaroi Ramos për gazetarët.

“Ka pasur shumë spekulime rreth së ardhmes sime dhe unë dua të sqaroj përkushtimin tim që kam për klubin”.

“Marrëdhëniet me Florentino Perez? Kemi marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin sikurse të ishim babë e bir”, theksoi spanjolli.

Me këto deklarata të tij tani Ramos qetëson të gjithë dhe duket se ai nuk do të lëvizë nga Reali, të paktën edhe këtë stinor.