Real Madridi edhe sonte ka vazhduar me formë të mirë

Real Madridi edhe sonte ka vazhduar me formë të mirë

Madrilenët kanë fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Supërkupës së Spanjës, duke e mposhtur Valencian me rezultat 1-3.

Për Realin golat i kanë shënuar Toni Kroos (15’), Isco (39’) dhe Luka Modric (65’).

Golin e vetëm të nderit për vendasit e ka shënuar Dani Parejo (90’) nga pika e bardhë.

Reali do të presë në finale fituesin e takimit Barcelona-Atletico Madrid, ndeshje e cila do të zhvillohet nesër.