Mohamed Sala ka thënë se nuk i interesojnë golat

Mohamed Sala ka thënë se nuk i interesojnë golat

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah insiston që nuk i intereson që të shënojë vetëm gola.

Salah në ndeshjen e kaluar nuk ia pasoi topin bashkëlojtarit, Sadio Mane duke u munduar të shënojë, kjo ka bërë që të këtë shumë kritika, të cilët e kanë quajtur egoist.

Egjiptiani për këtë rast ka thënë se nuk i interesojnë golat dhe për qëllim ka vetëm trofetë.

Ndihem mirë. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë. Fituam të gjitha ndeshjet e kaluar me rezultate të mirë. Është mirë të shënosh gola, por siç kam thënë gjithnjë gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjet. Për derisa klubi fiton, të gjithë mund të shënojnë. Jemi të lumtur për këtë gjë”, deklaroi ai.

Liverpool këtë sezon është në formë të mirë pasi ka fituar katër ndeshjet në Premier Ligë dhe ka arritur të mposhtë Chelsean në Superkupën e Evropës.