United mposhti Cityn në shtëpi

United mposhti Cityn në shtëpi

Në derbin e xhiros së 15-të të Premierligës angleze, Manchester City është mposhtur në stadiumin e vet nga Manchester United me rezultat 1-2.

Golin e parë e shënoi Marcus Rashford (22’) nga pika e bardhë, kurse epërsinë e shtoi Anthony Martial (29’), me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, krejt çka mundi të bëjë City, ishte shënimi i një goli, i cili u realizua nga Nicolas Otamendi (85’), por që ishte i pamjaftueshëm që t’ia siguruar së paku një pikë.

Tani City mban pozitën e tretë dhe ka mbetur 14 pikë prapa Liverpoolit që mban pozitën e parë në renditjen tabelare, kurse Unitedi është në pozitën e pestë me 24 pikë.