Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mposhtur sonte Turqinë me rezultat 2-0

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mposhtur sonte Turqinë me rezultat 2-0

Kjo ishte ndeshja e parë kualifikuese për Euro 2021 dhe u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vajzat e Kosovës gjatë terë ndeshjes e kanë kontrolluar lojën. Në minutën e 33-të Modesta Uka shënoi golin e parë për Kosovën. Futbollistet tona nuk u ndalën më kaq, dhe përmes Liridona Sylës gjetën edhe golin e dytë, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Lojë mjaft e mirë është zhvilluar edhe në 45-minutëshin e dytë. Kosova luajti mjaft mirë edhe në fraksionin e dytë, krijoi disa raste të mira, por që gola më nuk kishte.

Kosova arrin fitoren e madhe në ndeshjen e parë të Grupit A, duke mposhtur Turqinë dhe duke arkëtuar trepikëshin e parë.