Muriqi solli fitoren e Fenerbahçes

Muriqi solli fitoren e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi shkëlqeu edhe sonte në Superligën e Turqisë. Ndeshja e zhvilluar mes Fenerbahçes dhe Genclerbirlig, përfundoi me rezultat 3-1.

Nata e sotme ishte fantastike për prizrenasin, i cili shënoi dy herë, golin e parë dhe golin e tretë për Fenerbahçen.

Të dy golat ishin shumë të bukura dhe tregojnë pse Muriqi është njëri nga lojtarët më të mirë të Superligës së Turqisë.