Trajneri i Arsenalit ka marrë një ndëshkim të rëndë nga Federata Angleze

Trajneri i Arsenalit ka marrë një ndëshkim të rëndë nga Federata Angleze

Arsene Wenger është dënuar me tri ndeshje, si rezultat i gjesteve të tij në ndeshjen ndaj West Bromit në Premier Ligë.

Trajneri i ‘Topçinjve’, kishte protestuar ashpër ndaj gjyqtarit pas një penalltie të dhënë në dëm të Arsenalit më 31 dhjetor dhe tani do të duhet ta vuajë dënimin.

Wenger fillimisht do të mungojë nesër në sfidën e Kupës FA ndaj Nottingham Forest, më pas edhe ndaj Chelseat në gjysmëfinalen e Kupës Carabao dhe në duelin ndaj Bournemouth në Premier Ligë.

Përveç kësaj, francezi do të paguajë edhe një dënim prej 40.000 funtesh.