Xhaka sulmues

Xhaka sulmues

Zvicra sonte po zhvillon ndeshjen e fundit për kualifikime në Euro 2020.

Zvicra që tani njihet përfaqësuesja e tretë e shqiptarëve, është në epërsi prej një goli dhe realizues i golit është Cedric Itten (10’).

Në ndeshjen që po zhvillon ndaj Gjibraltarit, mesfushori shqiptar Granit Xhaka është duke luajtur në pozitën e sulmuesit.

Zvicra ka 14 pikë dhe mban pozitën e dytë në grup, por me një fitore të mundshme sonte dhe me humbje po ashtu të mundshme të Danimarkës, Zvicra kualifikohet si e para e grupit. Por, në rast të humbjes së Danimarkës dhe Zvicrës, Zvicra nuk mund ta kalojë grupin.