"Je një Boshko Buhë i paguar. Duhet me të ardh turp"

“Je një Boshko Buhë i paguar. Duhet me të ardh turp”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputeti i LDK-së Anton Quni janë përplasur mes vete për kohën e luftës, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars të vitit që shkoi.

Thaçi e ka quajtur frikacak dhe mercenar Anton Qunin, duke ia rikujtuar se ka qenë në UÇK ushtar me pagë.

Kjo përplasje ka filluar kur deputeti Quni i ka thënë Thaçit se është frikësuar në luftë.

E di që jeni frikësuar në luftë, nuk e kuptoj pse tash në paqe”, ka thënë Quni.

Në anën tjetër reagoi Thaçi.

“Ti kur flet për luftë mos u djersit, se në luftë ke qenë nga fundi. Një këmbë e ke pas në Shqipëri një në Kosovë. Je hi në Kosovë pasi u hy NATO  në Kosovë. Ke luftuar, ke qenë një mercenar luftëtar. Je një Boshko Buhë i paguar. Duhet me të ardh turp. Ti mercenari qe ke luftu atje, asnjë ditë nuk e ki luftë në Kosovë”, ka reaguar Thaçi.

Për luftën janë përplasur me vete edhe deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe deputeti Quni.