"Gjërat që po i bënë Kim, i bën për të mbrojtur regjimin e tij"

“Gjërat që po i bënë Kim, i bën për të mbrojtur regjimin e tij”

Komandanti i Komandës së Paqësorit të SHBA-ve, admirali Harry Harris Jr ka vlerësuar se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dëshiron që me armët e tij bërthamore të pushtojë Korenë e Jugut, për të arritur atë që nuk kanë mundur gjyshi dhe babai i tij.

“SHBA-të duhet të marrin parasysh këtë pamje të gjatë, kur merren me përpjekjen e Kim Jong Un për raketat balistike bërthamore ndërkontinentale, të afta për të arritur në qytetet e SHBA-ve”, tha Harris në një dëshmi të paraqitur sot.

“Unë mendoj se ka një pikëpamje mbizotëruese, se gjërat që po i bënë Kim, i bën për të mbrojtur regjimin e tij. Unë nuk e përshkruaj këtë pikëpamje. Unë mendoj se ai është pas ribashkimit, sipas një sistemi të vetëm komunist, kështu që ai është pas asaj që nuk kanë arritur ta bëjnë gjyshi dhe babai i tij”, tha Harris.

Koreja e Veriut zhvilloi vitin e kaluar testimin e raketave bërthamor dhe ka vazhduar vazhdimisht të ndjekë zhvillimin e armëve, pavarësisht nga sanksionet amerikane dhe ndërkombëtare që i janë vë Koresë së Veriut.