Aeroplani  gjatë fluturimit u detyrua të bëjë ulje të detyrueshme në aeroportin e Odesë të Ukrainës

Aeroplani  gjatë fluturimit u detyrua të bëjë ulje të detyrueshme në aeroportin e Odesë të Ukrainës

Një aeroplan turk i pasagjerëve, gjatë fluturimit për në Turqi nga Moska, u detyrua të bëjë ulje të detyrueshme në aeroportin e Odesë të Ukrainës, pasi një pako e dyshimtë u gjet në një tualet të aeroplanit.

“Gjetja e një subjekti të dyshimtë, e detyroi ekuipazhin të merrte një vendim për të bërë një ulje të detyrueshme në aeroportin më të afërt, i cili ishte në këtë rast aeroporti ndërkombëtar i Odesës”, tha zëdhënësi i policisë së Odesë, Ruslan Forostjak.