"Stadiumi i Prishtinës nuk është ndërmarrje shoqërore"

“Stadiumi i Prishtinës nuk është ndërmarrje shoqërore”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar, se ministri Kujtim Gashi duhet me e dit që stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës dhe që nuk ka nevojë me e hjek prej procesit të privatizimit, sepse nuk është ndërmarrje shoqërore.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Ministri Gashi duhet me e dit që stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës dhe që nuk ka nevojë me e hjek prej procesit të privatizimit, sepse nuk është ndërmarrje shoqërore. Kjo pronë komunale do të jetë në dispozicion të reprezentacionit tonë dhe Klubit Prishtina duke u bazuar në modelet e avancuara të menaxhimit të stadiumeve Komunale. Këtë e kemi diskutuar edhe me Federatën.