"E mitura ne spital ka arritur pa shenja jete"

“E mitura ne spital ka arritur pa shenja jete”

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksident komunikacioni në fshatin Kryshec të Pejës ka humbur jetën një vajzë e mitur.

Policia njofton se, viktima ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, por kishte humbur jetën, kurse i dyshuari për aksident është lajmëruar në Polici dhe është intervistuar për veprën e shkaktuar “Aksident trafiku me fatalitet”.

“Ju informojmë se sot me datën 26.08.2019, rreth orës 18:53, policia është informuar se ne fshatin Kryshec-Pejë, një person i aksidentuar nga një automjet është në gjendje të rëndë. Viktima është dërguar në Spaitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete.”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, i dyshuari është në ndalim.