Kosovën në Koren Jugore e përfaqëson Albini

Kosovën në Koren Jugore e përfaqëson Albini

Skiatori shqiptar, Albin Tahiri, i cili e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpke Dimërore që po mbahen në PyeongChang të Koresë së Jugut, është nisur për ne garën e parë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se gara ku merr pjesë Albini, fillon në ora 03:00, sipas kohës lokale dhe Albini ka numrin 59 dhe pritet ta kryejë garën rreth orës 04:30.

28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik. Ai do të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.