Arrihet marrëveshje për transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez

Arrihet marrëveshje për transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez

Interi dhe Manchester Unitedi kanë arritur marrëveshje këtë mbrëmje për transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez te klubi italian.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, palët janë pajtuar për çdo detaj që mungonte për operacionin Sanchez mbrëmjen e së martës.

Sanchez do t’i bashkohet Interit si lojtar i huazuar me opsion për Interin që ta blejë atë përfundimisht në fund të sezonit.