Alisson ka thënë se beson plotësisht në skuadren e tij

Alisson ka thënë se beson plotësisht në skuadren e tij

Portieri brazilian i Liverpool, Alisson ka thënë se Liverpool e meriton të fitojë Premier Ligën këtë sezon edhe pse ka ende hapësirë për përmisime.

Të kuqtë janë tetë pikë larg na ndjekësi më i afërt Leicesteri, par ndeshjes që do ta zhvillojë sot kundër Brighton Hove Albion.

Alisson ka thënë se beson plotësisht se skuadra e tij e meriton që këtë vit të shpallet kampionë në futbollin anglez.

“Synimet e mija janë që të fitojmë gjithçka që luajë. Sa herë që hymë në fushë, nuk ka rëndësi a është ndeshje e Ligës së Kampionëve, apo e Kupës ose e Premier Ligës, ne hymë për të fituar”, tha fillimisht braziliani për Sky Sport.

Ai ndër të tjera tha se dëshira e tifozëve është shumë e rëndësishme për ta, dhe se vetë ata e kanë të njëjtën dëshirë për të fituar Premier Ligën këtë sezon.

“Ne duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë. Për të fituar çdo ndeshje normalisht që duhet të përmisohemi, por ne do të përpiqemi të fitojmë çdo kompeticion ku luajmë”, përfundoi Alisson.