Diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit

Diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit

Drejtuesit e Shoqatës së gazetarëve sportivë të Kosovës, presidenti Edmond Thaçi, sekretari i përgjithshëm Artan Muhaxhiri dhe nënkryetari Jon Ajeti, janë pritur në një takim pune në ambasadën e Zvicrës nga zv. shefja e misionit, Pauline Menthonnex Gacaferri.

Në një pritje, të dyja palët kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe për rolin e madh që mund ta ketë ambasada e Zvicrës në mbështetjen e projekteve të SHGSK-së dhe kontributin për zhvillimin e gazetarisë sportive.

Menthonnex Gacaferri është njoftuar në detaje me misionin e SHGSK-së, përvojën e mirë të mëhershme me ambasadën zvicerane dhe fokusin në projektet konkrete ku të dyja palët mund të gjejnë pika të përbashkëta bashkëpunimi.

Menthonnex Gacaferri i ka falënderuar drejtuesit e SHGSK-së, duke ofruar përkrahje dhe ka shtuar se ky është vetëm takimi i parë, pas së cilit mund të ketë lëvizje konkrete në shërbim të komunitetit të gazetarëve dhe shoqërisë kosovare.

Presidenti SHGSK-së, Edmond Thaçi e ka njoftuar për numrin e anëtarëve që i ka kjo shoqatë, për ndryshimet e fundit pas asamblesë zgjedhore dhe për projektet që SHGSK planifikon ti realizojë gjatë vitit 2020.

Sekretari i përgjithshëm i SHGSK-së, Artan Muhaxhiri ka folur rreth lehtësimeve për procedurat e vizave dhe për mundësinë që disa gazetarëve sportivë t’u realizohet vizita e takime me institucionet zvicerane të sportit dhe medias, me qëllim të përfitimit të përvojave konkrete.

Po ashtu u diskutua që të lehtësohen procedurat për gazetarët sportivë që duan të përcjellin aktivitetet sportive të diasporës kosovare në Zvicër.

Nënkryetari i SHGSK-së, Jon Ajeti ka përmendur mundësinë e format e shumta që të dyja palët i kanë në dispozicion për një gamë të gjerë bashkëpunimi.