Takohen ministrat e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Takohen ministrat e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi gjatë ditës së sotme është takuar me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini me të cilin kanë diskutuar thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve për ngritjen e cilësisë së ajrit, si dhe trajtimin e ujerave dhe mbeturinave në zonat kufitare.

Matoshi pas takimi tha se janë të vetëdijshëm se krijimi i një ambient të pastër është sfidë e përbashkët e këtyre dy vendeve fqinje. Ai u shpreh se në takim kanë diskutuar për trajtimin edhe të ujërave por edhe të mbeturinave ndërkufitare.

Ndërsa, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë të Veriut, Naser Nuredini duke e quajtur këtë takim si të frytshëm, tha se diskutuan për cilësinë e ajrit dhe trajtimin e mbeturinave në të dy vendet.

Përndryshe, Matoshi tha se Kosova së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë më datën 21 shtator, në ditën e pastrimit do të shprehin gatishmërinë e Ballkanit në luftën kundër ndotjes duke ndërmarrë aksione për pastrim të disa zonave kufitare.