​Ancelotti i preferuari i Arsenalit

​Ancelotti i preferuari i Arsenalit

Çdo e keqe e ka një të mirë edhe për Carlo Ancelottin i cili vetëm pak orë pas shkarkimit nga stoli i Napolit mund ta shohë veten në pankinën e një tjetër skuadre të madhe.

Italiani mund të rikthehet për të drejtuar në Premier League pasi është i preferuari i Arsenalit për stolin.

Madje sipas mediave angleze, drejtuesit e topçinjëve të cilët kanë emëruar si trajner të përkohshëm suedezin Freddie Ljungberg po prisnin me padurim që Ancelotti të shkarkohej nga Napoli për t’i ofruar atij stolin e skuadrës së tyre.

Në orët e fundit ka patur kontakte mes palëve me Ancelottin që ka marrë një ofertë deri në verën e vitit 2021 nga klubi londinez me marrëveshjen që mund të arrihet pasditen e kësaj të mërkure.