Mertens i cili shënoi dy golat e fitores

Mertens i cili shënoi dy golat e fitores

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ishte shumë i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Sampdorias me rezultat 2:0.

Menjëherë pas ndeshjes ai i ka kërkuar kryetarit të klubt, Aurelio De Laurentiis që ti rinovojë sa më shpejt kontratën sulmuesit belg, Dries Mertens.

“Duhet të nxitojmë për rinovimin e Mertens”, u shpreh Ancelotti.

Kujtojmë që ishte pikërisht Mertens i cili shënoi dy golat e fitores në ndeshjen ndaj Sampdorias.