Fiton me pikë ndaj Ruiz

Fiton me pikë ndaj Ruiz

Sonte u zhvillua rimeçi në boks mes Anthony Joshuan dhe Andy Ruiz Jr, të cilin e fitoi Anthony Joshua.

Meçi u zhvillua në Arabinë Saudite, për tre tituj të kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda në IBF, WBA dhe WBO.

Anthony Joshua ishte më i mirë në pjesë pjesën më të madhe të meçeve, ndërsa Ruiz i shfrytëzoi mirë gabimet e Joshuas, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Më 1 qershor, britaniku Anthony Joshua, i cili deri atëherë ka mbajtur titullin e kampionit është nokautuar katër herë nga Andy Ruiz. Dueli ishte zhvilluar në “Madison Square Garden”. Në raundin e shtatë, në momentin e parë kur Joshua ishte hapur për të shkëmbyer goditje, Ruiz ka qenë më i shpejt dhe ka marrë avantazhin për të nokautuar edhe dy herë të tjera gjigantin britanik.