Futbollisti turk pritet të kthehet në vendlindje gjatë afatit kalimtar të janarit

Futbollisti turk pritet të kthehet në vendlindje gjatë afatit kalimtar të janarit

Arda Turan pritet t’i jep fund aventurës së tij me Barcelonën.Reprezentuesi turk është transferuar te katalanasit në verën e vitit 2015 nga Atletico Madrid për 34 milionë euro, por asnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë, duke luajtur në total 36 ndeshje në kampionat për dy vite kalendarike.

Sipas medieve turke, Besiktasi është shumë pranë transferimit të lojtarit madje kjo mund të ndodhë pa u mbyllur viti. Menaxheri i Turan, Ahmet Bulut, do të takohet në ditët në vijim me presidentin e Besiktasit.Arda në Turqi ka nisur karrierën me Galatasarayin dhe një kalim i tij te një rival direkt i qytetit si Besiktas nuk do të pritej mirë nga tifozët e Galatës.