Goli i pestë për shqiptarin në kampionat

Goli i pestë për shqiptarin në kampionat

Sulmuesi Armando Broja po vazhdon që të bëjë paraqitje të shkëlqyera me 18 vjeçarët e Chelesat.

Së fundmi Broja ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Aston Villas, goli i tij i dha fitoren “bluve të londrës”.

Ky ishte goli i pestë për shqiptarin në kampionat, ku renditet i dyti në listën e golashënuesve, me një gol më pak se Palmer i Manchester Cityt.

Ndërkohë, sulmuesi ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë në 3 nga 4 ndeshje të zhvilluara, më konkretisht kundër Arsenal, West Ham dhe së fundmi Aston Villa, si dhe të asistojë në një prej tyre.

Kjo vijueshmëri në formë e treguar nga Broja i ka siguruar atij një vend në Kombëtaren U-21 të Shqipërisë megjithëse mosha e tij është vetëm 17 vjeç. Nëse vazhdon të luajë në këtë mënyrë dhe të vazhdojë serinë e golave, Kombëtarja A do të kthehet në një realitet të prekshëm për të.