Nicholas beson që “topçinjtë” duhet të blinin Smalling

Nicholas beson që “topçinjtë” duhet të blinin Smalling

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Charlie Nicholas, ka thënë se Arsenali duhej të transferonte Chris Smalling nga Manchester United.

Qendërmbrojtësi është huazuar nga Roma gjatë afatit veror dhe është duke i impresionuar me paraqitjet e tij.

Nicholas beson që “topçinjtë” duhet të blinin Smalling në vend të David Luiz që e transferuan nga Chelsea.

Duhet të merrnin Smalling nga United këtë verë para se të transferohej në Romë, sepse do të ishte më i mirë se këta që i kanë në skuadër. Duhet të transferonin Cahill nga Chelsea dhe ta lejonin të jetë qendërmbrojtësi kryesor, por gabuan”, deklaroi ai.

“Topçinjtë” janë në vendin e pestë në Premier Ligë me 17 pikë, 14 pikë më pak se lideri Liverpool që nuk ka asnjë humbje.