Të gjitha ndeshjet e raundit të tretë të Kupës angleze këtë fundjavë filluan me një minutë vonesë.

Të gjitha ndeshjet e raundit të tretë të Kupës angleze këtë fundjavë filluan me një minutë vonesë.

Kështu, ndeshjet, të cilat duhej të fillonin në orën 15.00, filluan në orën 15.01, dhe të njëjtat parime zbatohen edhe për ndeshjet nga ora 17.00 dhe 19.15.

Arsyeja për këtë veprim është fushata ‘Take a Minute’, e cila po zhvillohet me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe çështjeve të shëndetit mendor, .

“Shpresoj që ju të bëni një minutë pauzë për të menduar për problemet me të cilat po përballen shumë futbollistë, por të gjithë të tjerët me probleme të shëndetit mendor,” tha Shoqata e Futbollit e Anglisë në një deklaratë.

Ndeshja më interesante e ditës luhet ndërmjet Liverpool dhe Everton që ka filluar nga ora 17.01.