Xhaka është nën kontratë me Arsenal deri në vitin 2023

Xhaka është nën kontratë me Arsenal deri në vitin 2023

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka është objektiv i Atletico Madrid.

Sipas Diaro AS dhe Mundo Deportivo, trajneri Diego Simeone e ka kthyer në alternativë mesfushorin shqiptar të Zvicrës, duke qenë se përpjekjet për të marrë Marcos Llorente nga Real Madrid po hasin në probleme.

Xhaka kaloi nga Borussia Monchegladbach tek Arsenal për 45 milionë euro në vitin 2016, por shpeshherë është vënë në qendër të kritikave nga tifozët, edhe pse trajneri Unai Emery i ka besuar shumë atij, duke e aktivizuar në 40 ndeshje sezonin që sapo përfundoi.

Atletico Madrid e ka kthyer në prioritet 26-vjeçarin, falë karakterit të tij luftarak në mesin e fushës dhe trajneri Simeone mendon se ka çelësin për ta bërë më të fortë në këtë drejtim Xhakën, si dhe për të reduktuar ndërhyrjet e ashpra të tij, që këtë sezon e kanë detyruar të marrë 10 kartonë të verdhë.