A do të transferohet Aubameyang në Barcelonë?

A do të transferohet Aubameyang në Barcelonë?

Sulmuesi ka kontratë edhe 1 vit e gjysmë me skuadrën londineze.

Kapiteni dhe ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang duket se nuk ka pranuar të bisedojë për kontratën e re dhe pritet të largohet nga Arsenali.

Siç shkruan Mirror, Aubameyang është i lidhur me një kalim të mundshëm tek skuadra e Barcelonës.

Kontrata e tij përfundon pas 18 muajsh dhe drejtuesit e Arsenalit tanimë janë duke menduar që ta sheshin gjatë afatit kalimtar të verës, në mënyrë që sulmuesi mos të largohet si lojtar i lirë nga Londra.