Bakayoko i gatshëm për të dhënë me të mirën për gjigantin francez

Bakayoko i gatshëm për të dhënë me të mirën për gjigantin francez

Mesfushori i Chelseas, Tiemoue Bakayoko ka thënë se është rikthyer në Monaco si një lojtar më i mirë.

Francezi pas dy viteve te “Blutë”, është i gatshëm për të dhënë me të mirën për gjigantin francez.

Ai tha se ka biseduar me tërë klubin dhe ka menduar se është një mundësi e mirë për t’u rikthyer në kampionatin francez.

Bisedova me të gjithë klubin kur erdha këtu. Mendoj se ishte mundësi e mirë për t’u rikthyer në Monaco, është një projekt i mirë, andaj ka kuptim. Gjithmonë kam menduar se një ditë do të rikthehem. Sezoni i kaluar me Milani me ka mësuar shumë gjëra”, deklaroi ai.